Në ditën e sotme do të kemi edhe shumë lojtarë të Shqipërisë që do të luajnë në fushën e lojës. Myrto Uzuni është i përhershëm dhe do të provojë që të shënojë në “Europa League”, teksa Ferencvaros do të përballet ndaj Betis. Ndërkohë Ernest Muçi ka mundësinë e artë që të tërheq vëmendjen e Europës pasi Legia do të përballet ndaj Leicester.
Sipas mediave polake, futbollisti shqiptar do të jetë nga minuta e parë kundër skuadrës së “Premier League”. Ndërkohë do të kemi vend edhe për dy rikthime si titullar. Pas gafës së bërë me Galatasarain, Strakosha do të rikthehet edhe njëherë tjetër te Lacio nga minuta e parë.
Portieri shqiptar do të luajë kundër Lokomotivës së Moskës dhe do të provojë që të tregojë vlerat e tij. Gjithashtu edhe Marash Kumbulla pritet që ta bëjë sefte për të luajtur ndeshjen e parë si titullar nën drejtimin e Murinjos. Mbrojtësi i Kombëtares do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen e “Conference League” ndaj Zorya Luhansk. /Sport Ekspres/