Diego Simeone ka folur pas ndeshjes mes Milanit dhe Atletiko Madridi që përfundoi në shifrat 1-2. Jo pak polemika janë ngritur edhe për arbitrimin që vendosi jo pak mbi historinë e përballjes pasi do të ndëshkonte Kessie me karton të kuq dhe do të akordonte penalltinë në minutën e fundit. Trjaneri i Atletiko Madrid e ka pranuar me sinqeritet se kundërshtari ishte më mirë.
“Në fillim ishte Milani më mirë dhe superior karshi nesh. Ata e nisën mirë, ishin të shpejtë dhe kishin lojë dinamike. Në momentin që Kesie u ndëshkua me karton të kuq, na krijuan hapësirat e duhura. Arbitri? Varet se kundër kujt i jep vendimet, sigurisht që nëse janë kundër teje, nuk do të flasësh mirë”, tha Simeone. /Sport Ekspres/