Nuk do kishin menduar as në ëndrrat më të çmendura, Sherifi kryeson grupin dhe i prish llogaritë Interit për kualifikim

Befasia më e madhe këtë mbrëmje ka ardhur nga kryeqyteti i Spanjës, Madridi. Atje ku Reali i Ançelotit është mposhtur nga Sherif Tiraspoli. Moldavët po rezultojnë surpriza e këtij sezoni, që përkon edhe me pjesëmarrjen e tyre të parë në fazën e grupeve të Champions League.

Por një debutim të tillë mes më të mirëve të Europës ndoshta nuk do të guxonin ta mendonin as në ëndrrat e tyre më të çmendura. Kampionët e Moldavisë kryesojnë grupin e tyre me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para të luajtura.

Sherifi lë pas dy emra të mëdhenj të futbollit si Reali i Madridit dhe Interi. Këtyre të fundit kanë nisur tu prishen tashmë llogaritë, pasi nëse ndeshjet me moldavët do i shihnin si fitore të sigurta, tashmë duhet ta mendojnë dy herë një ide të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online