Humbi me PSG, Guardiola nuk mërzitet pas ndeshjes: Do shkojmë në shtëpi dhe të pimë ndonjë gotë vere

Manchester City nuk ka arritur që të dalë me pikë nga transferta e vështirë me PSG. Qytetarët janë paraqitur në mënyrë fantastike në këtë përballje, por kanë humbur me shifrat 2-0. Gabimet dhe shpërdorimet e shumta të rasteve ndikuan te rezultati, por trajneri Pep Guardiola nuk është aspak i mërzitur.

“I kemi kontrolluar lojtarët e PSG në çdo moment. Me kundërsulme ishin të rrezikshëm se dihet cilësia e tyre, por ne i kontrolluam. Mbrojtja jonë ishte e mirë dhe kam vetëm komplimente për ekipin tim. Shpërdoruam shumë raste dhe prandaj kemi humbur sot. Tani do të shkojmë në shtëpi, do të hamë shëndetshëm, do të pimë ndonjë gotë vere, do të rikuperohemi dhe përgatitem për Liverpulin”, u shpreh Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online