Chelsea nuk e lejon të luajë ndaj vetes në “Premier League”, ndeshja e radhës e Armando Brojës është me Shqipërinë

Ndeshja e radhës për Armando Brojën do të jetë me Kombëtaren e Shqipërisë dhe me shumë mundësi pritet që të gjejë veten në formacion ndaj Hungarisë. Në fakt sulmuesi shqiptar duhej të luante edhe një ndeshje në Premier League para se të grumbullohej me kuqezinjtë. Por përballja e radhës për Southampton do të jetë kundër Chelsea.

Në bazë të huazimit që londinezët kanë bërë për Brojën, nuk lejohet që ky futbollist të jetë në fushë kur luhet kundër vetes. Pra Armandos i hiqet mundësia që të jetë në fushë me Southampton ndaj Chelsea, pasi kartonin e tij e zotërojnë këta të fundit. Kjo do të thotë se futbollisti po bëhet gati për finalet e Shqipërisë në tetor sa i përket rrugëtimit në Botëror. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *