Lacio-Roma është super sfida e ditës së sotme që ka vëmendjen kryesore në Serinë A. Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 2-1 në favor të ekipit të Sarrit. Goli i dytë do të vinte pikërisht nga Pedro me silurën e tij nga distanca, që gjeti cepin e rrjetës.
Menjëherë nisi edhe festa e madhe e Pedros që megjithëse kishte qenë pjesë e Romës, nuk ngurroi për t’u ekzaltuar. Një arsye e fortë për këtë shpërthim të tij ishte edhe fakti se Murinjo e ka cilësuar si futbollist me cikël të mbaruar, duke vendosur për largimin e menjëhershëm të tij. /Sport Ekspres/