Mateo Ortolani do të jetë pjesë e Serisë B këtë sezon. Lojtari italian vjet mbante veshur fanellën e Dinamos, ndërsa tashmë ka siguruar një kontratë me skuadrën e Ternanës. 21-vjeçari ka dhënë një intervistë për “90min.com”, ka ka folur edhe rreth eksperiencës së tij në Shqipëri. Më tej Ortolani zbulon edhe dëshirat që ai mbart për të ardhmen.
“Cuneo, Athinë, Tiranë? Kishte disa faktorë që më shtynë të pranoja këto destinacione. Unë jam një djalë që më pëlqen të përfshihem dhe të jem në gjendje të kem këtë lloj eksperience ishte e bukur. Kultura të ndryshme nga ato të dikujt, të dyja si nga pikëpamja njerëzore, por mbi të gjitha nga pikëpamja e futbollit. Dhe shumë e rëndësishme, sepse është një bagazh që më ka pasuruar dhe kam shumë kujtime që do t’i mbaj gjithmonë me vete, veçanërisht pas fitores së kampionatit.
Ternana? Klubi është i fortë dhe i organizuar mirë. Terni është një nga më të mirët. Ato etapa për të cilat ëndërroni kur jeni fëmijë dhe që kur jeni brenda e kuptoni se është edhe më e bukur. Unë jam gati të përfshihem dhe të jap gjithçka. Kam uri dhe dëshirë për të arritur sa më lart.
Ëndrra ime natyrisht është të shkoj gjithnjë e më lart dhe të krahasohem me lojtarët më të fortë. Unë nuk kam bërë asgjë akoma dhe nuk jam askush, edhe nëse kam luftuar ditë pas dite dhe vit pas viti për të arritur atje ku jam tani. Nuk dua të ndalem. Motoja është të vazhdosh të rritesh dhe të punosh për të arritur në Serie A një ditë, ndoshta kush e di, me fanellën e verdhekuq (Roma)”, ka thënë Mateo Ortolani./Halit Delibashi-Sport Ekspsres/