Vlerësime për Amir Rrahmanin, Fedele zbulon bisedën: Fola me Rejën për të, ja çfarë më tha

Ish-menaxheri i Parmës, Enriko Fedele ka dhënë një intervistë për “Televomero”, ku ka folur për Napolin. Në fjalën e tij Fedele ka vlerësuar së tepërmi Amir Rrahmanin, të cilin e quan më të përshtatshmin për të qenë përkrahë Kulibalisë. Komentatori i sportit zbulon se ka komunikuar edhe me Edi Rejën për kapitenin e Kosovës, për të cilin fjalët kanë qenë mëse pozitive.

“Amir Rrahmani është lojtari më i përshtatshëm, në mesin e atyre që ka në dispozicion z. Luçiano Spaleti, për të luajtur përkrah Kalidu Koulibalisë. Kam folur për këtë disa ditë më parë me Edi Rejan. Ai më tha fjalë për fjalë: ‘Enriko, ky është një lojtar që di si të luajë mirë futboll’. Ai nuk është i mirë vetëm në mbulim, por edhe me topin në këmbët e tij”, ka thënë Enriko Fedele./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online