Haris Dilaver ishte një prej largimeve të Vllaznisë. Sulmuesi përfundoi bashkëpunimin me shkodranët duke i dhënë duart drejtuesëëve të klubit. Një aventurë e re ka nisur tanimë për këtë futbollist
31-vjeçari ka firmosur kontratë një-vjeçare me FC Valletta. Bëhet fjalë për skuadrën më të mirë të Maltës, që është shpallur kampione 25 herë në këtë vend dhe që siguron kualitetet e Dilaver për të dalë me sukses edhe në këtë sezon të ri. /Sport Ekspres/