Të gjithë shohin pjatën e Ronaldos për të mësuar sekretin! Legjenda angleze: Po të hante jashtëqitjen e kalit, do e bëja dhe unë

Kristiano Ronaldo është jo vetëm një prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit, por edhe një ikonë që ka ndikim të madh. Në këtë linjë mendimi është edhe legjenda e Watford, Troy Deeney. Ky i fundit ka treguar historinë sesi të gjithë futbollistët shohin ushqimet dhe pjatën e Kristiano Ronaldos, për të kuptuar sekretin e tij.

Kështu kërkojnë që të rregullojnë dietën e tyre duke kopjuar portugezin. “Është histori 100% e vërtetë. Të gjithë shohin pjatën e tij. Unë do të sillesha njësoj nëse do të luaja në një ekip me të. Në fakt, nëse do të shihja Ronaldon duke konsumuar jashtëqitje kali, do të haja edhe unë menjëherë pas tij. Dreqin!  Ju e keni parë sesi i fortë që është. I tregoi muskujt kur hoqi fanellën ndaj Irlandës. Jemi të gjithë pak xheloz për të”, tha Deeney. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *