Lionel Mesi do të prezantohej si lojtari më i i ri i PSG duke shkaktuar bujën e madhe mediatike sa i përket merkatos së verës. Ylli argjentinas do të largohej nga Barcelona pasi nuk u regjistrua dot në La Liga, për të nisur eksperiencën e re në “Ligue 1”.
Por ku do ta shohim Mesin me fanellën e PSG? Debutimi i tij do të shtyhet edhe për një javë tjetër. Sipas asaj që raportojnë mediat, Mesi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Brest, por do të kthehet në datën 29 gusht ndaj Reims. /Sport Ekspres/