Teuta arriti që të fitonte titullin kampion në sezonin e shkuar duke mbyllur garën e fortë me Partizanin, Vllazninë dhe Laçin që u luajt deri në javën e fundit. Por pas ndeshjeve në Europë, duket se ka ndryshime të mëdha te durrsakët.
“Sport Ekspres” zbulon nga burime brenda klubit se është vendosur për largimin e drejtor Starovës. Ky i fundit është përshëndetur me ambientin durrsak duke u larguar kështu me suksesin e titullit kampion të fituar. Por jo vetëm drejtori, në rrezik të madh është edhe trajneri Martini.
Orët e ardhshme priten të jenë vendimtare mbi zyrtarizimet që do të vijnë nga Teuta sa i përket largimeve në stafin drejtues. Nëse do të zyrtarizohej edhe largimi i Martinit, Shpëtim Duro është emri potencial për të marrë drejtimin e durrsakëve. Ky i fundit arriti sukses të madh në Europë dhe mbylli bashkëpunimin me Laçin pasi nuk u arrit marrëveshja për rinovimin e kontratës. /Sport Ekspres/