“Kemi borxh 1.35 miliardë euro”! Laporta tregon hapur skandalin dhe kaosin e Barcelonës: Nuk marrim më lojtarë mesatar, vendos bast te “La Masia”

Largimi i Lionel Mesit nuk ishte shumë i papritur për gjendjen kaotike ku ka përfunduar Barcelona. Laporta ka kërkuar një konferencë emergjente në ditën e sotme, vetëm pak ditë pasi shpjegoi arsyet e largimit të argjentinasit. Këtë herë qëllimi ishte që tifozët të kuptonin gjendjen e klubit dhe se ku i degdisur Bartomeu me menaxhimin e tij.

“Borxhi i Barcelonës është 1.35 miliardëë euro. Politika e transferimit ka qenë shumë e keqe. Më vjen keq që po iu shqetësoj me detaje e shifra, por duhet ta sqarojmë se çfarë lloj rrëmuje kanë bërë këtu. Na takon neve ta pastrojmë këtë rrëmujë të madhe dhe të ndërtojmë të ardhmen e shëndetshme.

Do të vendosim bast te “La Masia”, pra do marrim lojtarë akademia dhe do transferojmë lojtarët më të mirë. Nuk ka më futbollistë mesatar që të blihen nga Barcelona. Drejtuesit e mëparshëm menduan afatshkurtër dhe morën rrezik të madh për klubin në mënyrë që të arrinin sa më shpejt te suksesi. Por edhe me ato rreziqe që morën përsipër, nuk patën sukses”, tha Laporta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *