Dinamo e Zagrebit ka mposhtur këtë mbrëmje Goricën me rezultatin minimal 1-0. Goli ka ardhur në minutën e 36 dhe meritën më të madhe e mban… Albi Doka. Moubandje gjendet në krahë dhe niset të shërbejë shokët e skuadrës në zonë, por mbrojtësi shqiptar i hidhet menjëhrë në këmbë.
Fatkeqësisht rrëshkitja e Dokës i jep topit një trajnetore të çuditshme, duke i dhuruar kundërshtarit një nga golat më të veçantë. Padyshim që një lëvizje e tillë e topit nuk pritej dhe portieri i Goricës ka mbetur i surprizuar kur topi përfunduar pas shpinës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/