Kastrati rrëzohet përtokë dhe ndërhyjnë mjekët për ta përmendur, Dinamo: I ra sheqeri, ishte shumë i lodhur

Dinamo e Zagrebit ka marrë tre pikët kundër Goricës falë fitores 1-0. Megjithatë ndeshja nuk është mbyllur me festë për “blutë“. Përkundrazi, Lirim Kastrati shkakton panik pasi në fund të takimit rrëzohet përtokë. Lodhja e madhe ka bërë që lojtarit shqiptar të mos i mbajnë më gjatë këmbët dhe është dashur më pas ndërhyrja e mjekëve për ta përmendur. Kastrati është dërguar menjëherë më pas në dhomat e zhveshjs për tu qetësuar e për t’ju nënshtruar një kontrolli të plotë. Klubi i Dinamos së Zagrebit del me një komunikim për shtyp ku shpjegon çfarë i ndodhi futbollistit.

“Lirim Kastrati u ndje i dobët dhe iu dha ndihma mjekësore menjëherë në fushë. Lojtari u transportua në dhomën e zhveshjes ku shërbimi mjekësor i klubit kreu të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u vërtetua se lojtari ishte jashtëzakonisht i rraskapitur, dhe se dobësia ishte për shkak të lodhjes së madhe dhe rënies së sheqerit. Të gjithë parametrat e rëndësishëm shëndetësorë u kontrolluan dhe Kastrati ishte nën mbikëqyrjen e një mjeku. Shëndeti i lojtarëve të ekipit të parë është nën kontroll dhe në rregull“, bën me dije klubi i Dinamos së Zagrebit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online