Nëse mendoni se PSG po vazhdon që të shpenzojë shifra të jashtëzakonshme pa futur asgjë në arkat e klubit, jeni duke gabuar. Gjigandët francez do të zyrtarizonin edhe afrimin e bujshëm në historinë e tyre, duke marrë Lionel Mesin. Por ka mjaftuar vetëm një video ku është treguar mbyllja e marrëveshjes me “pleshtin argjentinas”, për të mbushur arkat e klubit.
Tifozët janë dyndur në rrugë dhe kanë pushtuar dyqanin zyrtar. Sipas statistikave të fundit dhe raportimeve të mediave, në vetëm 24 orët e para pas zyrtarizimit të Mesit janë shitur rreth 832.000 fanella të tij. Kjo do të thotë se PSG ka fituar rreth 133 milionë euro në vetëm 24 orë. /Sport Ekspres/