Sokol Cikalleshi po kalon një formë vërtetë të mirë në ekipin e Koniasporit. Sulmuesi shqiptar është përshtatur mjaft mirë me këtë skuadër, ku sezonin e kaluar arriti të shënonte 8 gola. Nuhatjen për të tundur rrjetën kundërshtare nuk e harroi as në fazën përgatitore.
Cikalleshi është kthyer në njeriun gol për Koniasporin, duke fituar besimin e trajnerit. Ilhan Palut, kreu i pënkinës së skuadrës turke është shprehur se ka nevojë për golat e futbollistit të Kombëtares shqiptare.
“Të gjithë e dinë cilësinë e tij. Ai është me përvojë dhe i talentuar. Ne kemi nevojë për golat që ai do të shënojë. I besojmë shumë Sokolit”, ka thënë Ilhan Palut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/