Kukësi ka njoftuar afrimin më të ri në skuadër. Verilindorët kanë marrë mesfushorin Jurgen Dushkaj. Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur për dy vite duke përforcuar organikën e skuadrës. Pas shumë eksperiencave në kampionatin shqiptar do të vishet fanella e Kukësit.
Më herët Dushkaj ka qenë pjesë e Luftëtarit, Bylisit, Dacia, Unrea dhe Voluntarit. Zyrtarizimi ka ardhur nga faqja zyrtare e verilindorëve që presin shumë nga Dushkaj në këtë sezon që të shpërblejë besimin e drejtuesëve. /Sport Ekspres/