Armando Broja po gëzon një formë fantastike në sezonin parapërgatitor me Chelsean. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën dy herë në po aq paraqitje me blutë e Londrës, duke shfrytëzuar më së miri mundësinë e dhënë nga trajneri Tuchel. Megjithatë klubi anglez ka vendosur që sot ti sjellë 19-vjeçarit kujtimet e kohëve të vjetra.
Broja e ka nisur titullar me Chelsea U23, ku sërish ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Me një top të marrë prej 40 metrash, lojtari i Kombëtares kuqezi përparon drejt portës kundërshtare. Broja kërkon pasimin por topi i rikthehet në këmbë dhe prej aty me të majtën e ndal pas shpinës së portierit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/