VIDEO/ Çmimi “Oscar” shkon për… Santos! Aktrim i turpshëm i lojtarit të AEL-it, e dramatizon me hedhjen e shisheve të ujit

Vllaznia nuk ka mundur dot të përmbysë humbjen e parë me AEL Limasolin, duke pësuar një tjetër disfatë po me të njëjtin rezultat, 1-0. Në një ndeshje ku luhet fati i rrugëtimit në Europë nuk mund të mungonte as loja e nervave. Në një moment gjatë pjesës së dytë të lojës, lojtari Santos duhet të dalë jashtë vijave kufizuese për të marrë ndihmën mjesësore, por futbollisti i AEL-it vendos të fitojë pak kohë të vlefshme për skuadrën e tij.

Të shkuarit pranë vijës kufizuese i merr më tepër kohë seç duhet, duke irrituar kështu tifozët e gjendur në tribuna. Këta të fundit kanë hedhur një shishe uji në afërsi të Santos, megjithëse pa rënë në kontakt me të. Por kaq ka mjaftuar që futbollisti i AEL Limasolit të nisë një aktrim të turpshëm, të denjë për një çmim “Oscar”. Pak momente pasi sheh shishen në fushën e lojës Santos kthehet nga arbitri i takimit dhe më pas rrëzohet përtokë duke pretenduar të jetë goditur nga sendet e hedhura prej tifozëve të Vllaznisë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *