Vllaznia njeh kundërshtarin në turin e tretë, rriten shpresat për histori në rast kualifikimi me AEL-in

Çifti Vllaznia-AEL Limasol kanë njohur mbrëmjen e sotme pak para fillimit të takimit kundërshtarin që i pret në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Rivali do të jetë një nga klubet më me histori të Azerbajxhanit, Karabaku. Këta të fundit kanë eliminuar Ashdodin me fitoren minimale 0-1 të marrë sot. Ndërkohë takimi i parë mes tyre ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Nisur nga këto rezultate mund të shihet se Karabaku është larg atij ekipi që jemi mësuar të shohim vitet e fundit. Diçka kjo që mund të rrisë shpresat e Vllaznisë për të shkruar historinë në Europë. Megjithatë fillimisht duhet të kalojnë pengesën qipriote./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *