AEL Limasol është nisur nga aeroporti i Larnakas për të mbërritur në Shqipëri. Qipriotët do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër Vllaznisë. Përballja e parë përfundoi në shifrat 1-0, ndërsa të enjten kërkohet edhe hakmarrja e shkodranëve.
Përpara mbërritjes në tokën shqiptare, te AEL Limasol kanë menduar që t’i kushtojnë shumë vëmendje edhe pamjes së jashtme. Duke u kuruar në detaje, i gjithë stafi dhe lojtarët kanë zgjedhur të njëjtën veshje për të dhënë mesazhin e seriozitetit që kanë marrë përballjen që në aeroport. /Sport Ekspres/