Interes i jashtëzakonshëm për duelin me Feynoord, Drita shet të gjitha biletat brenda 24 orëve

Qeveria e Kosovës miratoi kërkesën e FFK për hapjen e pjesshme të stadiumeve. Sipaa ligjit të fundit, kapaciteti i tifozëve në stadium do të jetë 30 %. Ditën e sotme në orën 14:00 filloi shitja e bilefave për ndeshjen e Uefa Conference League mes Dritës dhe Feynoord.

Për më pak se 24 orë u shitën të gjitha biletat, ndërsa fatkeqësisht qindra qytetarë pritën në radhë për të siguruar biletën e tyre. Drita do të luajë në datën 22 korrik ndaj Feynoord të Hollandës, ku përballja do të jetë e vlefshme për një biletë në turin e tretë kualifikues./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *