FOTO/ Instruksionet me telefon dhe tifozi i parë i Vllaznisë, Brdaric nuk e fsheh lumturinë për përmbysjen e madhe

Vllaznia ka arritur që të fitojë në shifrat 3-0 ndaj Sirokit duke kaluar në turin tjetër të “Conference League”. Ndoshta kundërshtari nuk ishte i nivelit më të lartë, por nga ana tjetër kjo fitore ka shijuar shumë duke ditur historinë e ndeshjes së parë. Shkodranët humbën 3-1 nga arbitri rus që anoi ndjeshëm në favorin e rivalëve të Vllaznisë, ndërsa edhe ambienti në stadium nuk ishte aspak mikëpritës për shqiptarët.

Mes kartonëve të shumtë që nxori arbitri në ndeshjen e parë përfshihej edhe Brdaric. Ky i fundit nuk mund të gjendej në stol pas kartonit të kuq duke ia lënë vendin Plorit. Megjithatë thuajse gjatë gjithë kohës Brdariç ka qenë me telefonin në dorë për të dhënë instruksionet e tij dhe nuk e ka fshehur lumturinë si tifoz i parë i Vllaznisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *