VIDEO/ Më rrëqethëse se mitingjet politike, spektakli që ofroi stadiumi pas kualifikimit të Vllaznisë

Emocione të jashtëzakonshme janë dhuruar në ndeshjen e sotme mes Vllaznisë dhe Siroki Brijeg. Ndeshja e parë kishte përfunduar në shifrat 3-1 për kundërshtarët, me arbitrin rus që u kthye në yllin e ndeshjes duke vendosur gjithçka i vetëm. Por fatmirësisht ekipi shkodran arriti që të përmbyste gjithçka në kthim për t’u kualifikuar në turin tjetër.

Padyshim që forca e madhe i erdhi Vllaznisë edhe falë tifozëve të saj. Stadiumi i mbushur dhe jehona e vazhdueshme i ka dhënë shtysën lojtarëve për të përmbysur shifrat. Të lodhur nga pritja e gjatë dhe me dëshirën për të zbrazur gjithë emocionet e përjetuara, panorama që të ofronte vendi i futbollit ishte shumë më e bukur dhe rrënqethese sesa mitingjet politike që kishin më shumë risk infektimesh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online