“Nuk janë të pakalueshëm”! Duka uron Vllazninë, Partizanin dhe Laçin: Kjo është punë juaj! Natë magjike dhe kualifikime të merituara

Ekipet shqiptare nuk kanë zhgënjyer në ndeshjet e kthimit sa i përket turit të parë në “Conference League”, pavarësisht rezultateve jo të mira që erdhën nga përballjet e para. Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar skuadrat që kanë kaluar më tej duke treguar se gjithë merita për këtë sukses është e gjitha e klubeve që falë punës së tyre po shijojnë frytet. Rivalët e turit të dytë? Të fortë, por jo të pakalueshëm. /Sport Ekspres/

Urime Vllaznia, urime Partizani, urime Laçi! Të dashur miq, dua t’u shpreh urimet më të mira 3 skuadrave tona, që na dhuruan një natë magjike dhe kualifikime plotësisht të merituara me gola, spektakël dhe emocione të mëdha. Këto suksese janë meritë e një pune të mirë nga stafet teknike, lojtarët dhe drejtuesit e klubeve, të cilëve dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të sinqerta.

Turi i dytë i UEFA Europa Conference League rezervon rivalë të fortë, por jo të pakalueshëm. Me besim dhe impenjim maksimal gjithçka është e arritshme ndaj çdo kundërshtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online