Danimarka siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Kampionatit Europian, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Republikën Çeke. Një punë të madhe sot ka bërë edhe Peter Schmeichel, i cili është siguruar që kundërshtarët të mos barazojnë shifrat gjatë 90 minutave.
Portieri danez ka bërë heroin në minutën e 75, atëherë kur nga këndorja harkohet një top në zonë që shkon në drejtim të Soucek. Por në kohën e duhur është Shmeichel ai që grushton dhe i heq topin nga koka mesfushorit çek. Një ndërhyrje kjo që ka vlerën e një goli të shënuar, pasi në rast se gardiani nordik do të kishte vepruar, atëherë Soucek do e kishte pasur të lehtë të tundte rrjetën. Gjë kjo që do të hapte përsëri çështjen e kualifikimit për në gjysmëfinale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Such a great punch by Schmeichel! @themoderndaygk @Keeperstop pic.twitter.com/5mAKgxFYBv
— Isabella Ellison (2023) (@BellaEllison00) July 3, 2021