“Lukaku ku je”? Gazeta belge drejton gishtin nga sulmuesi i Interit pas eliminimit: Ishte një hije që humbi gjurmët pas ndeshjes

Romelu Lukaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, por prezenca e tij në repartin e sulmit nuk u ndje aspak. Kjo për meritën e mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chellini, i cili dhuroi një performancë fantastike mbrëmjen e djeshme. Menjëherë pasi ndeshja përfundoi, një “lumë” komentesh negative dhe kritikash vërshuan drejt sulmuesit të Interit.

Gazeta belge “HLN” e ka nisur faqen e parë me titullin “Lukaku ku je?”. Më poshtë në artikull shkruhet: “Ai nuk ishte vrasësi që Italia i frikësohej aq shumë. Ishte në hije gjatë ndeshjes, ndërsa humbi gjurmët pas saj. Ndoshta ishte shumë i mërzitur me veten dhe nuk donte të fliste”- shkruhej në artikullin e HLN./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online