Trajneri e kërkon me vete, Bajrami mund të përfundoi te skuadra që solli zbulimet e Italisë në Europian

Trajneri Dionisi ka lënë Empolin pas atij sezoni fantastik ku fitoi Serie B dhe ngjiti skuadrën si kampione në elitën e Italisë. Një ndër lojtarët që u kthye në xhevahirët e kësaj lige nën urdhërat e tij ishte Nedim Bajrami, të cilin e kërkon ta marrë me vete në radhët e Sasuolos, të cilën do e drejtojë sezonin e ardhshëm.

Skuadra italiane është kthyer në një nga ato ekipe që luajnë futbollin e bukur në Serie A, ku kanë ditur ti hapin jo pak telashe edhe të mëdhave si Juventusi, Interi apo Milani. Sasuolo ka krijuar një grup mjaft cilësor, nga ku kanë dalë edhe dy zbulimet e “axurrëve“ në Kampionatin Europian, Berardi dhe Lokateli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *