Kampionati Europian po hyn në fazën e tij të nxehtë dhe opinioni sportiv ka nisur që të veçojë pretendentët. Franca vijon të mbetet favoritja për të ngritur lart trofeun, pavarësisht hapt fals të hedhur ndaj Hungarisë. Një lojë me dy standarte është bërë në lidhje me interpretimin e rezultateve të marra, gjë të cilën e thekson edhe Sulejman Starova në studion e emisionit “Euro Zone” në “MCN TV”.
Ish-futbollisti shqiptar nënvijëzon faktin se barazimi i marrë nga Anglia u prit me shumë kritika nga opinioni sportiv, por çuditërisht e kundërta ndodhi Francën, që pavarësisht se është favoritja kryesore dhe humbet pikë të vlefshme një kundërshtarin më të lehtë në letër, përsëri nuk kritikohet.
“Anglinë e grinë. E grinë pasi barazoi me Skocinë. Franca barazoi dhe nuk i thanë asgjë. Ishin edhe duke u mundur madje”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/