Veprimi i rrallë i trajnerit/ Ndërroi portierin në minutën e fundit, arsyeja e Mancinit është domethënëse

0

Italia ka fituar në shifrat 1-0 kundër Uellsit duke vazhduar ecurinë pozitive në Europian. Këtë herë trajneri Mancini kishte zgjedhur formacionin e dytë në fushën e lojës, por sërish arriti që të dilte me sukses. Në minutën e fundit do të ndërrohej edhe portieri Donaruma me Sirigun. A ishte kjo një tallje me rivalët apo për vetë portierin që hyrë në të 88?

Në fakt nuk është e tillë. Mediat kanë raportuar edhe arsyen e vërtetë që lidhet me faktin se pengu më i madh në karrierën e Mancinit është viti 1990 kur nuk luajti për asnjë minutë të vetme me Italinë, megjithëse ishte i grumbulluar në Botëror. Për të shmangur këtë situatë të pakëndshme vendosi që të aktivizonte Sirigun për pak minuta. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.