E rrallë/ E njihni Uri Geller që lëvizi topin si fantazmë? Pretendon se vendos ndeshje me fuqi mbinjerëzore, tregon fituesin e Angli-Skoci

Keni dëgjuar më parë për Uri Geller? Në Britani është shumë i njohur në pjesën e futbollit dhe gjitha historia e tij kulmoi me Euro 96. Geller është një iluzionist, magjistar, personalitet i njohur televiziv izraelito-britanik dhe që mbi të gjitha pretendon se ka fuqi mbinjerëzore. Për të dëshmuar këtë gjë fluturoi me helikopter në Ëembley gjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Skocisë në Euro 96.

Kur ndeshja ishte në shifrat 1-0, një penallti u akordua për Skocinë dhe ekzekutimin e saj e mori Gary McAsllister, ku ishte mundësia e artë e barazimit. Sipas shumë reportazheve të bëra nga media prestigjoze britanike, në këtë moment ishte Uri Geller që ndërhyri me fuqitë e tij mbinjerëzore.

Ai arriti që të lëvizte topin nga vija pa asnjë prekje të vetme, duke e parë ndeshjen nga helikopteri. Kjo pasi i ishte kërkuar që Skocia të humbte ndeshje. “Më morën disa britanik të njohur shumë në helikopter. Nuk do t’i përmend emrat se kush ishin. Por ata ishin pak të shqetësuar për Anglinë. Megjithëse Anglia fitonte shumë herë ndaj Skocisë, ata njerëzit thanë që le të marrim Uri Geller, ta fusim në një helikopter dhe të fluturojë në Ëembley gjatë ndeshjes pasi besuan te aftësitë e mia dhe që do kishin nevojën time. Sekreti? Nuk ka sekrete, fuqia e mendjes është e pamasë.

Kur dëgjova Gary McAllister duke shkuar te penalltia, thashë: “Në asnjë mënyrë. Unë do të lëviz topin”, kujton Geller. “Kështu që kur ai nisi të vraponte drejt topin vetëm bërtita: “Një, dy, tre. Lëviz! Dhe ja ku topi lëvizi”, u shpreh Geller. Penalltia e McAllister do të pritej nga David Seaman dhe një minutë më vonë Anglia do të dyfishonte rezultatin. Ndërkohë përsëritjet e pamjeve tregojnë qartësisht sesi topi lëvizi në mënyrë të çuditshme pak para se McAllsiter të jepte shkelmimin e tij.

Kështu fama e Geller do të bëhej “vendimtare” në botën e futbollit, pasi ishte një emër i njohur për publikun edhe më herët. Së fundmi ky magjistar është intervistuar për ndeshjen mes Anglisë dhe Skocisë që do të luhet sonte në mbrëmje për Europianin 2020. Teksa shprehet se ndihet fajtor për “veprën e bërë” në vitin 96, premton se do të përdor aftësitë e tij që Skocia të mundi Anglinë.

“Ky favorizim do të jetë vetëm në këtë ndeshje për shkak të asaj që unë u bëra atyre në Euro 96. Unë ende marr letra urrejtje nga Skocia. Kam një ndjenjë që më thotë se duhet t’i ndihmoj skocezët këtë herë. Është ndjenja e fajit. Për më tepër që Anglia e fitoi ndeshjen e parë dhe Skocia e humbi. Nëse humbet edhe këtu, Skocia mund të mbeti jashtë Europianit. Por unë nuk e dua këtë gjë.  Unë do të bëj gjithçka në aftësinë time për t’i ndihmuar ata të fitojnë”, tha Geller.

Uri do ta shikojë ndeshjen nga banesa e tij në Izrael, ku ai pretendon se më parë kishte përdorur fuqitë e tij për të ndihmuar Skocinë të mundte Serbinë në play-offin e tyre kualifikues për Euro. Një pjesë e planit të tij do të jetë të mbajë një bluzë skoceze me emrin e tij gjatë momenteve vendimtare të ndeshjes, ndërsa pretendon të ketë më shumë rituale të cilat nuk pranoi t’i zbulonte deri në lojë. Uri shtoi: “Unë kam kaluar shumë teste me CIA, MI5 dhe Mossad dhe i kam provuar aftësitë e mia pa pushim”, tha Geller. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *