Ukraina ka fituar ngushtësisht me shifrat 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, megjithëse këto shifra nuk e dëshmojnë realisht panoramën e ofruar nga kjo ndeshje. Pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të Kombëtares që drejtohet nga Shevcenko me golat e Yarmolenkos dhe Yaremchuk. Disa mundësi të tjera janë shpërdoruar, ndërsa me nisjen e së dytë Ukraina “ra në gjumë”. Këtu përfitoi Maqedonia e Veriut që ngushtoi shifrat me anë të Alioskit që pasi gaboi nga pika e bardhë, e ndoqi topin për të mposhtur portierin me tentativën e dytë.
Raste të tjera të pastra janë shpërdoruar nga Ukraina, teksa në minutën e 84 do të gabonte edhe Malinovski nga penalltia. Një 11-metërsh i ardhur në mënyrë të papritur nga arbitri teksa nuk po kërkohej nga askush. Pas goditjes së dënimit që u ekzekutua nga Malinovski kishte një prekje të topit me dorë që u vu re vetëm në transmetimin e pamjeve. Megjithatë portieri i Maqedonisë së Veriut mbajti përkohësisht në lojë përfaqësuesen e tij duke i kuptuar krahun kundërshtarit. /Sport Ekspres/