VIDEO/ Në Shqipëri nuk e konsideronin si kundërshtar! Uellsi bën surprizën e Europianit, prek me njërën dorë kualifikimin

Shqipria ishte një prej testeve miqësore të përzgjedhura nga Uellsi përpara se të nisnin aventurën e tyre të veçantë në Kampionatin Europian. Megjthëse me lojtarë të rëndësishëm në përbërje, goditja e parë nga Uellsianët në portën e kuqezinjve do të vinte në mesin e pjesës së dytë, por pavarësisht kësaj në Shqipëri nuk do të mungonin kritikat. Madje aq sa një barazim do e konsideronin dështim kundrejt një rivali si Uellsi, të cilin nuk e konsideronin as si kundërshtar.

Por koha tregon të kundërtën. Bale me shokë bëhen surpriza e këtij Euro 2020. Pas një barazimi 1-1 të marrë kundër Zvicrës në ndeshjen e parë, tashmë vjen një fitore me shifrat 2-0 kundër Turqisë. Ramsey tund rrjetën në pjesën e parë, Bale humbet shansin për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa atëherë kur pritej vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit do të vinte edhe goli që do të priste përfundimisht shpresat e turqve.

Me 4 pikë të grumbulluara deri më tani, Uellsi e sheh veten në një pozitë mjaft të favorshme në renditje. E vetmja sfidë e mbetur për tu luajtur për ta është ajo kundër Italisë, ku do të shkojnë me një mendje të qetë teksa me formulën e re të Kampionatit Europian e kanë prekur me njërën dorë kualifikimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online