Është mbyllur në shifrat 1-0 pjesa e parë mes Francës dhe Gjermanisë. Ishte një autogol i Humels ai që i dha avantazhin trikolorëve. Takime të tilla kanë si pjesë të tyren edhe nerva apo ngacmime të lojtarëve. Rudiger na sjell përsëri në kujtesë Luiz Suarezin, teksa kamerat kanë kapur një kafshim të tij kundrejt Pol Pogbasë.
Ndërkohë Nojeri vijon të bëjë revolucion në rolin e tij. Portieri gjerman na prezanton me mënyrën e re për të nisur lojën pa humbur sekonda të vyera. Menjëherë sapo merr topin në duart e tij “fluturon” dhe e dërgon sferën në drejtim të shokut të tij të skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ShreyVasavada/status/1404885851385917441
Rudiger, Pogba’y? ?s?r?yor.. ?? pic.twitter.com/AMBVVIVshB
— Maçkolik Caps (@capsmackolik1) June 15, 2021