“E turpshme, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm“, kryeredaktori i “Blick“ shënjestron Xhakën

Zvicra nuk e ka nisur me rezultatin e kërkuar këtë Kampionat Europian me barazimin e marrë ndaj Uellsit. Por kjo duket se nuk i ka trishtuar shumë lojtarët, të cilët pas ndeshjes kanë menduar të ndryshojnë edhe pamjen e tyre të jashtme. Veprimet të tilla nuk janë mirëpritur në Zvicër, ku kryeredaktori i sportit të një prej gazetave më prestigjoze helvete, “Blick“, ka vendosur të kritikojë futbollistët e përfaqësueses së tij, e sidomos Xhakën apo edhe Shaqirin. Pavarësisht se nuk përmend emra, Andreas Boni, lë të nënkuptohet zhgënjimin me ta, duke i cilësuar veprimet e bëra prej tyre si të turpshme.

“Kjo gjeneratë lojtarësh është larguar nga baza, nga njerëzit e zakonshëm. Ajo tregon një sjellje që nuk mund të kuptohet nga tifozët normalë ose njerëzit në rrugë. Është për të ardhur keq, sepse kjo largësi, thjesht nuk përshtatet me Zvicrën. Dhe lojtarët, ata tani kanë vetëm një shans për të bindur njerëzit në Zvicër. Duke e lënë performancën të flasë vetë në fushë. Dhe së pari arrini qëllimin minimal të gjashtëmbëdhjetë të fundit.

Sepse atë që lojtarët nuk e kanë kuptuar deri më tani: Nëse ata kanë performuar mirë dhe kanë arritur një gjysmë finale, për shembull, mund të vrapojnë të zhveshur rreth Bundesplatz në Bern pa u ndëshkuar dhe njerëzit duartrokasin. Por pas një barazimi 1-1 kundër Uellsit, veprimet e të fluturuarit për të marrë një berber janë vetëm një gjë: e turpshme”, shkruan Andreas Boni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *