UEFA ka vendosur që të hap një çështje disiplinore pët Arnautoviç. Ky i fundit ka fyer origjinën e Alioskit pas golit të shënuar ndaj Maqedonisë së Veriut.
Arnautoviç do të kërkonte falje për veprimin e bërë, por kjo nuk ka mjaftuar. Federata Maqedonase e Futbollit e kryesuar nga Sejdini i dërgoi letër zyrtare UEFA-s që të merret me rastin në fjalë. Qeveria e futbollit vendosi investigimin e rastit në fjalë dhe tashmë pritet dënimi i Arnautoviç. /Sport Ekspres/