Visar Bekaj zbulon premion e ofruar te Kosova për fitoren e fundit, çdo lojtar merr nga 300 euro nga Federata

Visar Bekaj ka zbuluar premion e ofruar nga Federata e Futbollit të Kosovës. Dardanët u rikthyen te fitorja duke mundur në miqësoren e fundit Gambian me rezultatin 1-0. Këtë herë Shaland kishte seleksionuar vetëm futbollistët që luajnë në futbollin vendas, me pak afrime nga lojtarë që vinin nga jashtë Kosovës.

Ndërkohë i ftuar në “Kanalin 10”, portieri i Tiranës, Visar Bekaj, zbuloi se premio e ofruar prej Federatës së Futbollit në Kosovë ishte 300 euro për secilin lojtar. Një shifër kjo shumë e ulët, por e varur edhe nga kundërshtari që ishte përballe dardanëve. Gjithsesi Bekaj i vlerësoi lart rivalët për futbollistët që kishin në organikë dhe për më tepër për faktin se kishin më shumë ditë përgatitje në dizpozicion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *