Idriz Batha i ka dhënë fund bashkëpunimit të tij me Tiranën. Kapiteni i bardhebluve nuk ka rinovuar me këta të fundit për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Për herë të parë mesfushori gjirokastrit do të ketë mundësinë të luajë në një kampionat të huaj.
Batha ka nënshkruar me klubin e UTA Arad, ku është prezantuar ditën e sotme. Lojtari 29-vjeçar do të jetë kështu pjesë e elitës së Rumanisë sezonin e ardhshëm, ku do të përpiqet të dëshmojë vlerat e tij si futbollist dhe të synojë më pas edhe një ftesë për në Kombëtaren shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/