Maqedonia e Veriut ka debutuar sot për herë të parë në një kompeticion madhor si Euro 2020. Megjithatë kjo ndeshje historike nuk është mbyllur me një shije të mirë për ta dhe për 4 lojtarët shqiptarë që ka në përbërje. Maqedonia e Veriut është mposhtur me shifrat 3-1 kundër Austrisë, duke u dorëzuar përparë këtyre të fundit.
I pari që tundi rrjetën në këtë takim ishte Lainer në minutën e 18, por vetëm 10 minuta më vonë veteran Pandev vendos përsëri baraspeshën. Ndërkohë pjesa e dytë do i buzëqeshte austriakëve, që gjejnë golin edhe dy herë të tjera. Fillimisht me Gregoritsch në të 78-ën dhe më pas me Arnautovic një minutë para fundit të lojës së rregullt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/thesportsgrail/status/1404114109520486415