Maqedonia e Veriut zhvillon sot ndeshjen e parë në një kompeticion madhor si Kampionati Europian në gjithë historinë e saj. Një moment tejet i veçantë ky për fqinjët lindorë, të cilët u munduan të këndonin me zë të lartë dhe me tepër ndjenjë himnin e tyre në arenën europiane.
Por përjashtim bënë këtu 4 lojtarë. Alioski, Bardhi, Ademi dhe Musliu nuk e harrojnë prej nga vijnë. Të gjithë futbollistët shqiptarë vendosin të respektojnë origjinën e tyre, duke mos kënduar himnin e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se veshur mbajnë pikërisht fanellën e kësaj përfaqësueseje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/