Italisë bindi kundër Turqisë në ndeshjen hapëse të Europianit duke fituar në shifrat 3-0. Përtej rezultatit, ajo që u vu re në këtë përballje ishte dominimi i ndeshjes që bënë “axurrët” nga minuta e parë te e fundit. Kundërshtari u asfiksua në mesfushë për meritën e “tre tenorëve” të Italisë që dëshmuan edhe njëherë nivelin e tyre. Bëhet fjalë për lojtarin e Interit, Nicolo Barella, për të vazhduar me Jorginhon që është treguar po kaq fantastik, por pa harruar edhe Locatellin. Këtë herë do të ndalemi te performanca e mesfushorit të Chelsea-t që u krijua nga trajneri i cigareve, Sarri.
Ky i fundit ishte aq i fiksuar pas tij duke e kërkuar në të gjitha skuadrat që ka shkuar pas Napolit. Dëshira do t’i plotësohej te Chelsea, por jo te Juventusi. E këtë herë Jorginho tregoi gjithë klasin në mesfushë duke bërë që mungesa e Verratit të mos ndihej fare. Muskuj dhe ndërhyrje të sakta për të thyer aksionin e kundërshtarit që në nisje të tij, por edhe inteligjencën e duhur për të krijuar rastet e rrezikshme për sulmin e Italisë. Në 74 pasimet e dhëna kundër Turqisë saktësia e Jorginho ishte 95%. Kjo tregon më së miri se ky mesfushor ka luajtur një rol kyç duke i dhënë frymëmarrje Italisë dhe asfiksim Turqisë. /Sport Ekspres/
Jorginho ??#BluesOfStamfordNaEURO #ITA pic.twitter.com/1GrZFrEQwL
— Blues Of Stamford ?? (@bluesofstamford) June 11, 2021