Italia ka bindur opinionin sportiv në ndeshjen e parë që zhvilloi kundër Turqisë. Djemtë e drejtuar nga Mancini fituan në shifrat 0-3 ndaj Turqisë duke mos i dhënë asnjë mundësi të vetme kundërshtarit për të rrezikuar dhe vënë në dyshim fatin e ndeshjes. Kjo ishte përballja hapëse e këtij Europiani që përmbushi emocionet e pritura.
Ndërkohë pasimi që ka marrë më shumë vëmendje dhe shpërndarje të gjërë në rrjetet sociale i përket Nicolo Barella. Lojtari i Interit ka gjetur zgjidhjen më të papritur mes presionit të lojtarëve turq duke koordinuar me saktësi mbreslënëse topin te shoku i skuadrës, në një kënd që ishte thuajse i pamundur për t’u arritur. E këtë gjë Nicolo Barella e arriti me thjeshtëinë më të madhe… /Sport Ekspres/
Barella sous pression pic.twitter.com/Hcq60rBn5i
— Le M. (@Malkitoooooooo) June 11, 2021