Ishte portier luksi në Serinë B/ Etrit Berisha largohet nga SPAL, por nuk ka asnjë ofertë për gardianin shqiptar

E ardhmja e portierit shqiptar Etrit Berisha ndodhet larg skuadrës së tij aktuale Spal. Faqet e para të medias italiane “Resto Di Carlino” tregojnë se gardiani kuqezi nuk do të luajë më me këtë skuadër duke qenë portier luksi në Serinë B. Niveli i Berishës është për më lart dhe nuk munguan interesimet për të në merkaton e shkuar, por për shkakun e COVID-19 gjendja u vështirësuar për të mbetur te Spal.

Për momentin nuk ka oferta nga skuadra të tjera për Etrit Berishën, i cili e ka vendosur që nuk do të jetë më pjesë e Spal. Një rikthim në Seria A do të ishte perfekt për 32 vjeçarin, por në këtë fazë të karrierës së tij duket jo pak e vështirë që t’i besosh projektin si portier titullar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *