“Ika si kampion dhe shpresoj të vij si kampion”! Kukësi zyrtarizon ish-lojtarin e Partizanit: Më bindi se lufton për trofe gjithmonë

Kukësi ka zyrtarizuar afrimin më të ri në organikën e ekipit. Bëhet fjalë për Ardit Hilën, emrin e njohur të futbollit shqiptar pasi ka luajtur më herët me Elbasanin, Teutën dhe Partizanin. Më pas do të merrte aventurën e re në Kosovë për të firmosur me Gjilanin. Tashmë Hila është kthyer në Superiore me fanellën e verilindorëve. Por përse ishte kjo zgjedhje për të vazhduar me Kukësin?

Vetë mesfushori 28-vjeçar që ka firmosur kontratën për dy vite është shprehur: “Më ka munguar Shqipëria. Ika si kampion dhe shpresoj të kthehem si kampion me Kukësin. Më bindi Kukësi, projekti i tij dhe fakti që luan gjithmonë për trofe. E bëri më të lehtë zgjedhjen time. Uroj që të kthejmë trofeun e titullit kampion dhe Kupën e Shqipërisë”, tha Hila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *