Ylli Aga ka ndërtuar formacionin më të mirë të sezonit 2020-2021 në Superiore. Gazetari i njohur i “Supersport” ka bërë zgjedhjet e tij në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” sa i përket vendosjes që i cilëson si më të mirët. Sulmi udhëhiqet nga Eze, për t’u ndjekur nga Bregu, Mazrekaj dhe Asani.
Mesfusha i përket Markut dhe Vilës, ndërsa mbrojtja i përket Ismajlgecit, Hoxhallarit, Bitrit dhe Gurishtës. Në portë është Frashëri, ndërsa trajneri më i mirë i sezonit zgjidhet Migen Memelli që shpëtoi Skënderbeun kur askush nuk e besonte këtë mision. /Sport Ekspres/