Përshtatja nuk ka qenë e lehtë, Martinez tregon vështirësite te Interi: Pas 3 muajsh doja të largohesha, felenderoj Ikardin

Sot është një lojtarët më të dashur të Interit dhe që ka dhënë një kontribut të madh në suksesin e arritur për klubin. Por muajt e parë në Milano nuk kanë qenë aq të bukur për sulmuesin argjentinas. “El Toro” ka dhënë një intervistë për “La Nacion”, ku rrëfen vështirësitë që ka pasur në përshtatjen me Interin, të cilat madje e kanë shtyrë që vetëm pas 3 muajsh të kërkonte largimin nga klubi.

“Më kushtoi, më tronditi. Vija nga Racing, ku shënova gola dhe njerëzit këndonin emrin tim, ku isha gjithmonë titullar, në një vend të ri, një klub të ri, një gjuhë të re … E dija që do të kisha nevojë të përshtatesha, por jo se do të më kushtonte shumë. Pas tre muajsh dhe unë tashmë kisha thënë që doja të largohesha. Ndonjëherë unë merrja makinën dhe lëvizja vetëm. Isha i çmendur, nuk e mendoja.

Mauro (Ikardi) më dha një dorë gjigande në atë moment, gjithmonë e falënderoj. Jam shumë i lumtur që viti i parë më shërbeu si mësim. Tashmë në vitin e dytë kam luajtur më shumë, gjërat kanë ndryshuar”, rrëfen Lautaro Martinez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *