Zyrtare/ Juventusi ndan rrugët me Kielinin, vjen menjëherë prezantimi te klubi i Serie B

Juventusi dhe Klaudio Kielini kanë ndarë përfundimisht rrugët me njëri-tjetrin. Palët kanë rëndë dakort për të mos rinovuar kontratën që skadon në fund të këtij muaji. Klaudio Kielini mbante post drejtues në radhët e bardhezinjve, ku ishte përgjegjës për lojtarët në huazim si dhe për ekipin U23.

Lajmin për ndër ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve e jep vetë Juventusi përmes një deklarate zyrtare. Ndërkohë menjëherë vjen edhe prezantimi në klubin e ri. Vëllai i mbrojtësit Xhorxho Kielini ka firmosur një kontratë 2-vjeçare për të qenë drejtori sportiv i klubit nga Serie B, Pisa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *