E gjithë vëmendja te e ardhmja e Brdariç, te Vllaznia nisin rinovimet e grupit fitues

E gjithë vëmendja në Shkodër është tek trajneri Brdaric. Ky i fundit rezultoi zgjedhje e goditur te Vllaznia duke e kthyer në garën për titull dhe njëkohësisht duke i dhënë Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë ka nisur edhe puna për rinovimet e kontratave teksa i pari është zëvendës trajneri Elvis Plori që do të jetë te kuqeblutë edhe në sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

VLLAZNIA RINOVON ME TRAJNERIN ELVIS PLORI
Trajneri jonë i shkëlqyer Elvis Plori, vlera dhe kontributi i të cilit në rikthimin tek suksesi janë të padiskutueshme, rikonfirmohet në pankinën kuqeblu dhe për sezonin 2021-2022 me objektiv prezantimin dinjitoz në Kupat e Evropes dhe arritjen e fitimit të të tjera trofeve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *