Teuta do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Champions League” ku do përfitojë edhe shifra të majme në rastin e suksesit të mundshëm. Puna e gjithë ekipeve shqiptare shpërblehet vetëm në këtë fazë duke ditur se fitimet nuk janë të shumta në kohën e kampionatit.
Ndryshe nga tre ekipet e tjera që do të shkojnë në “Conference League”, te durrsakët flitet për shifra që ndihmojnë jo pak buxhetin e klubit. Teuta e nis si jo favorite që në turin e parë dhe do të përfitojë 260 mijë euro.
Në rastin se skuadra e Martinit do të kalojë më tej do t’i shtohet në llogari edhe 280 mijë euro ku në total shkon në kuotën e 540 mijë eurove vetëm me një kundërshtar të kaluar. Ndërsa në rastin e suksesit për të kaluar në turin e tretë të “Champions League” dhe duke u eliminuar në këtë fazë do të arkëtoheshin edhe 480 mijë euro të tjera. /Sport Ekspres/